Ka dështuar shkarkimi i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në interpelancën e ngritur nga partia maqedonase “E Majta”. Ajo që u vlerësua nga analistët ishte uniteti i partive shqiptare në kuvendin maqedonas.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 72 vota kundër dhe 21 pro refuzuan interpelancën ndaj punës së kryeparlamentarit Afrim Gashi, të parashtruar nga partia “E Majta”.
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, e vlerësoi dështimin e interpelancës si ngadhënjim të arsyes mbi paragjykimin dhe propagandën.
“Kjo nuk është interpelancë kundër Afrim Gashit, por është interpelancë ndaj përktësisë etnike fetare të kryetarit të Kuvendit. Kjo nuk është interpelancë ndaj tejkalimit të autorizimeve të Kryetarit të Kuvendit në aspektin e sigurisë, por është interpelancë ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën dhe angazhim për tërheqjen e njohjes së Kosovës”, tha Gashi.
Kundër interpelancës votuan edhe deputetët e partisë opozitare BDI.
Analisti politik, Bashkim Selmani, vlerëson se fatmirësia e kësaj interpelance ishte uniteti i partive politike shqiptare karshi nacionalizmit maqedonas.
“Është fatkeqësi e rradhës me të cilën gjen drejtëpërdrejt hapsirë nacionalizmi agresiv edhe në institucionin më të lartë siç është Kuvendi,mirëpo fatmirësia e kësaj ishte uniteti i partive shqiptare dhe është një model se aty ku janë të arsyeshëm argumentet dhe faktet dhe kështu duhet të vazhdojnë partitë politike”, tha Selmani.
Interpelanca e parashtruar nga e Majta u mbështet edhe nga deputetët e opozitës maqedonase./rtk
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...