Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se çmimet e naftës pritet të ulen sapo të stabilizohet situata në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.
Në një prononcim për media, Trump është pyetur lidhur me numrin e tankerëve të naftës që administrata e tij ka arritur të kalojë në këtë zonë strategjike, por ai nuk ka dhënë shifra konkrete, duke thënë se bëhet fjalë për “shumë” anije.
“Do të doja të mos e tregoja numrin, por janë shumë,” u shpreh Trump, duke shtuar se situata pritet të zgjidhet në një afat të shkurtër dhe se kjo mund të ndikojë në uljen e çmimeve të naftës, madje edhe nën nivelet aktuale.
Sipas tij, normalizimi i qarkullimit në këtë pikë kyçe mund të sjellë lehtësim të ndjeshëm në tregjet globale të energjisë.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një periudhë kur SHBA po përballet me presion për shkak të luhatjeve të çmimeve të karburanteve, çështje që konsiderohet e rëndësishme edhe në aspektin politik të brendshëm.
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...