Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, morën pjesë në vendosjen e gurthemelit të Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit.
Në vlerë prej 1 milion euro, ky investim do t’i sigurojë Gjilanit një repart të kompletuar dhe të modernizuar të Pediatrisë.
Kryeministri në detyrë Kurti tha se ky rast është dyfish më i rëndësishëm kur kemi parasysh që bëhet fjalë për pediatrinë.
“Si Qeveri e Republikës do të jemi gjithmonë pranë jush dhe e gëzofshi këtë fillim pune me këtë gurthemel, e do të përpiqemi që sa më shpejtë të vijmë edhe për ta prerë shiritin kur të përmbyllet komplet projekti”, tha ai.
Prononcimi i plotë i kryeministrit në detyrë Kurti:
Ne jemi posaçërisht të gëzuar dhe të nderuar që ndodhemi sot në mesin tuaj për një rast kaq të rëndësishëm për shëndetësinë publike këtu në Gjilan, bashkë me kryetarin Albanin, me ministrin Benin, me drejtorin e ShSKUK-së Elvirin dhe me ish-deputetë e deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Republikës, që ta ndajmë këtë moment, që është moment i zotimit për mbështetje për shëndetësinë, për mjekësinë në Gjilan, në këtë kryeqytet të Anamoravës, ku gravitojnë shumë edhe shqiptarët nga Lugina, dhe në këtë mënyrë të jenë edhe ndërtesat e reja edhe kushtet moderne të punës për stafin mjekësor dhe gjithnjë e më shumë gjasat më të mira për shërim të plotë e të shpejtë të të gjithë pacientëve që do të kenë nevojë të vijnë këtu.
E ky rast është dyfish më i rëndësishëm kur kemi parasysh që bëhet fjalë për pediatrinë, pra për një kujdes të posaçëm që duhet të tregojmë si shtet edhe si shoqëri për jetërat e reja dhe për mbarëvajtjen e mjekësisë, e cila në njërën anë është shkencë ekzakte, po në anën tjetër është edhe kujdes shoqëror.
Llogaritni në neve. Si Qeveri e Republikës do të jemi gjithmonë pranë jush dhe e gëzofshi këtë fillim pune me këtë gurthemel, e do të përpiqemi që sa më shpejtë të vijmë edhe për ta prerë shiritin kur të përmbyllet komplet projekti.
E lexova në tabelë që po shkruan 270 ditë, vlera e investimit është afër 1 milion euro. Më pak se 270 ditë bën, më shumë nuk bën.
Edhe njëherë urime e gëzuar!/Arbresh.info

Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garo...
Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hotin në Rahovec: Bashkimi ynë...
Takimet e mëdha: KFOR-i me përparim në misionin ushtarak
Bllokimi i Kantierit, Gërdupi: “Mabco” s’mund të përjashtohe...
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate