“Njerëz që blejnë dhe shesin energji nuk ke në Lëvizjen Vetëvendosje”, kështu u shpreh nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, lidhur me çështjen e energjisë në vend.
Konjufa, në Dukagjin, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia, anëtarët e së cilës, sipas tij, më së shumti kanë familjarë që merren me shitjen e blerjen së energjisë elektrike në vend.
“Kurrë s’kam dhënë tenderë, por e di që Urani shokëve të tij u ka dhënë nga Oda Ekonomike një shokut tënd për shembull? E dyta në energji nuk ka më shumë familjarë se LDK-ja që janë në shitblerje të energjisë prej njerëzve familjarë të kryetarit tënd e edhe familjarë tutë. Njerëzit që blejnë edhe shesin energji nuk i ki në Vetëvendosje, njerëzit që më së shumti prej LDK-së prej Janinës e deri tek Visari janë drejtpërdrejt në ARBK për shitblerje të energjisë. Nuk janë në Vetëvendosje njerëzit e tillë”, u shpreh Konjufca.
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...