Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučiq, deklaroi sot në Tivat, para nisjes së Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, se beson që Serbia do të shënojë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian në periudhën e ardhshme, por theksoi se për këtë nevojiten reforma të shumta.
I pyetur nga gazetarët nëse Serbia është më afër Bashkimit Evropian apo Rusisë, Vuçiç përsëriti se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se anëtarësimi në BE mbetet objektivi i saj strategjik.
Ai theksoi se është një njeri i lirë që udhëheq një shtet me politikë sovrane dhe të pavarur, si dhe një popull “që e do lirinë”.
Vuçiç bëri të ditur se gjatë mëngjesit zhvilloi bisedime të mira me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarët e BE-së, Ursula von der Leyen dhe António Costa.
“Besoj se do të shohim përparim të Serbisë në rrugën evropiane dhe kemi shumë punë për të bërë. Ajo për të cilën foli Macron është se të gjithë vërejnë se Serbia është bërë, në çdo aspekt dhe në përpjesëtim me madhësinë e saj, ekonomia më e fuqishme e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Vuçiç.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion