Industria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës do të nisë me prodhimin e fishekëve të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm. Ndërsa, në faza të më vonshme do të avancojë edhe me dronë ‘Made in Kosova’. Kështu njofton Zyra e Kryeministrit, pasi i pari i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituan punimet për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës.
“Fabrika, e cila është duke u ndërtuar, është pjesë e zonës prej 19 hektarësh në kuadër të 140 hektarëve për industrinë e mbrojtjes në Gjakovë, të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Si vazhdim i punëve që përfshin shumëfishimin e buxhetit për mbrojtje, në katër vjetët e ardhshme parashihen më shumë se 1 miliard euro, për fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për FSK-në”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.



Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur