Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Novoselë, në autostradën Fier–Vlorë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka qenë duke tentuar të kalojë autostradën në momentin kur është goditur nga makina. Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Burime nga terreni bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht, ndërsa trafiku është devijuar deri në normalizimin e situatës./euronews
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...