Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pas samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat të Malit të Zi.
Në një postim në rrjetet sociale, Metsola theksoi se ky samit dallon nga të tjerët, pasi sipas saj procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk është më vetëm temë diskutimi, por po kthehet në veprim konkret.
“Samiti i sotëm BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi është ndryshe”, ka shkruar ajo.
“Nuk po flasim më vetëm për zgjerimin. Po e bëjmë atë”, shtoi Metsola, duke nënvizuar ndryshimin e qasjes së BE-së ndaj procesit të integrimit të vendeve të rajonit./Arbresh.info
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...