Drejtorati i Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion për rikthimin në pronësi dhe në administrim të Agjencisë Pyjore të Kosovës, të një objekti në Komunën e Zveçanit, i cili deri më tani ishte i uzurpuar dhe shfrytëzohej nga struktura paralele në veri të vendit.
Sipas njoftimit, ky veprim është ndërmarrë në bazë të vendimit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, për racionalizimin e hapësirave administrative dhe optimizimin e shfrytëzimit të pronës publike, shkruan Arbresh.info.
Përmes këtij procesi po bëhet riorganizimi i hapësirave institucionale dhe orientimi më efikas i resurseve financiare, me qëllim që mjetet publike të ridrejtohen drejt investimeve konkrete për fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.
Ky veprim është pjesë e procesit të riorganizimit institucional dhe optimizimit të shfrytëzimit të pronës publike, me synim rritjen e efikasitetit administrativ, uljen e kostove operative dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve publike.
Në kuadër të këtij procesi, MBPZhR synon zhvendosjen graduale të institucioneve vartëse në objekte publike, duke reduktuar shpenzimet e qirasë dhe duke forcuar menaxhimin e pronës shtetërore./Arbresh.info

Rina Balaj me poza provokative nga ashensori
Britania ndan 23 milionë euro për të frenuar përhapjen e Ebo...
Transparencë dhe integritet më i lartë: APK nis proces kyç p...
Dështon pista Bernardo Silva, Juventusi e kërkon yllin tjetë...
Brazili miraton rregulla më të rrepta për rrjetet sociale dh...
Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, n...