Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet të shtunën në mbrëmje në Prishtinë.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kurti tha se zgjedhjet kanë qenë të panevojshme, por theksoi se votimi tashmë është i domosdoshëm. Ai u shpreh se fushata po i afrohet fundit dhe se përmbyllja e saj do të jetë madhështore.
Kurti ftoi qytetarët që të bashkohen në tubimin që do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 20:30, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Ju ftoj krejtve në tubimin tonë në Prishtinë. Ejani nesër, ditë e shtunë, prej orës 20:30, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë. Ju dua fort e mirupafshim”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info/
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...