Tri raste të reja me kollë të mirë janë regjistruar këtë javë, dy raste në Shkup dhe një në Kratovë.
Dy prej rasteve janë nën moshën 1 vjeç, të pavaksinuar dhe një mbi 50 vjeç me status të panjohur vaksinimi, bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik dhe se dy janë shtruar në spital.
Këtë vit janë regjistruar 1154 persona me kollë të mirë.
Numri më i madh i të sëmurëve, 70.5 për qind janë regjistruar në territorin e Shkupit, ndërsa pacientë janë regjistruar edhe në 22 qytete të tjera në Maqedoni të Veriut.
Nga numri i përgjithshëm i regjistruar, pak mbi 60 për qind nuk ishin të vaksinuar, nuk ishin të vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka asnjë provë vaksinimi, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik./Alsat.m
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...