David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.
Sassoli deklaroi në hapje të samitit të liderëve të BE, se Parlamenti Europian mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit dhe se do jetë e vështirë të shpjegohet pse po vonohet kjo gjë.
Presidenti i Parlamentit Europian tha gjithashtu se është detyra e BE t’i përgjigjet përpjekjes së këtyre vendeve.
“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse e vonojmë atë. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që të përputhemi me këtë përpjekje”, është shprehur Presidenti i PE.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë