Në takimin BE-Serbi të Këshillit për Stabilizim Asociim, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe Shefja për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federica Mogherini kanë mbajtur një konferencë për shtyp, raporton portali arbresh.info
Brnabiç në fjalimin e saj ka thënë se nuk do të ketë integrim evropian pa bashkëpunim rajonal, sepse pikërisht kjo do të reflektojë në seriozitetin e tyre.
“Nuk ka pranim në BE për asnjërin prej nesh pa bashkëpunim rajonal e dialog politik. Kjo do të reflektojë se sa jemi serioz në reforma në rrugën e integrimit Serbia do të vazhdojë me punën e saj në reformat që ka bërë tre vitet e fundit, sidomos atyre ekonomike, që janë duke dhënë rezultat”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës