Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner kanë nisur festimet e dasmës së tyre në Palermo të Italisë, ku po zhvillohet ceremonia e dytë e martesës në prani të familjarëve dhe miqve të afërt nga bota e artit dhe showbiz-it.
Çifti është parë gjatë një feste paraprake (pre-wedding party), e cila i paraprin ceremonisë kryesore të organizuar në qytetin italian. Sipas raportimeve, dyshja kishte kurorëzuar martesën e tyre më herët në Londër, më 31 maj.
Për mbrëmjen festive në Palermo, Dua Lipa u shfaq me një fustan ngjyrë fildishi nga “Bottega Veneta”, i punuar me detaje të veçanta dhe shpinë të hapur, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të ftuarve.
Pamja e saj u kompletua me aksesorë luksozë nga “Bulgari”, përfshirë bizhuteri dhe orë elegante.
Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare janë publikuar edhe fotot e para nga kjo festë, ku çifti shihet në momente festive së bashku me të ftuarit VIP, duke ndarë atmosferën e dasmës para ceremonisë kryesore.
Në mesin e të ftuarve janë parë edhe emra të njohur të botës së muzikës dhe filmit, përfshirë Charli XCX, George Daniel, Joe Alwyn dhe Grace Gummer.
Festimet në Palermo pritet ta kthejnë dasmën e çiftit në një nga ngjarjet më të komentuara të vitit në showbiz-in ndërkombëtar.

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...