Kandidati presidencial nga radhët e Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, deklaroi të mërkurën në Novi Sad se do ta mposhtë kandidatin e koalicionit aktual Aleksandar Vuçiq në rrethin e dytë të garave dhe vlerësoi se vetëm ai mund ta “kontrollojë” Vuçiqin.
“Ekziston vetëm një njeri që mund ta kontrollojë Vuçiqin, dhe ky jam unë. Askush nga kandidatët tjerë nuk mund ta kontrollojë Vuçiqin, pasi ai është më i aftë se sa ata”, ka thënë Sheshel në konventën parazgjedhor në Novi Sad.
Ai tha se si kryetar vazhdimisht ka bërë presion ndaj qeverisë së Vuçiqit, që të heqë dorë nga BE-ja dhe të forcojë lidhjet me Rusinë.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale serbe do të mbahen më 2 prill.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...