Që nga themelimi i qeverisë teknike në Maqedoni të Veriut, kryeministri Talat Xhaferi ka shkarkuar dy ministra shqiptarë.
Të njëjtit kanë mbështetur kreun e tyre të partisë që deklaroi se do të jetë pjesë e opozitës. Analistët në Maqedoni e kanë pritur këtë vendim, teksa ka vlerësime se një veprim i tillë mund edhe të mos bëhej, meqë bëhet fjalë për një qeveri teknike
Mesnatën e së premtes, pa u bërë as dy javë prej formimit të Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, dy ministra shqiptarë u shkarkuar nga kryeministri Talat Xhaferi.
Ky vendim erdhi pasi Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti i takonin partisë “Aleanca për Shqiptarët” dhe të dy e kishin mbështetur vendimin e kryetarit të kësaj partie se në zgjedhjet e majit do t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar.
Vetë kryeministri Xhaferi të enjten në Debat Plus , e arsyetoi shkarkimin me vlerësimin se nuk mund të qëndrohet në të njëjtën kohë edhe në karrigen e pushtetit, e edhe në atë të opozitës.
Megjithatë pas shkarkimit të Aliut dhe Mexhitit, ky i fundit deklaroi se shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike.
Por deklara të tilla, analisti nga Maqedonia e Veriut Sefer Selimi, thotë se janë luftë politike.
Megjithatë meqë qeveritë teknike përbehen edhe nga opozita, ky shkarkim lehtësisht mund të mos ndodhte, sipas analistit tjetër, Mersel Bilalli.
Pas shkarkimeve, të hënën më 12 shkurt pritet të emërohen Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...