Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani ka mbajtur sot një tubim me banorët e lagjeve 28 dhe 29 të Fushë Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se nga banorët ka dëgjuar nga afërt idetë, nevojat dhe shqetësimet e tyre.
“Sonte isha në lagjet 28 dhe 29 të Fushë Kosovës, ku së bashku me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, z. Bashkim Krasniqi, u takuam me një pjesë të strukturave dhe banorëve të zonës. Biseduam për prioritetet tona dhe dëgjuam nga afër idetë, nevojat dhe shqetësimet e tyre. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen – me bashkëpunim do të arrijmë ta çojmë përpara zhvillimin e komunitetit tonë”, tha Osmani./Arbresh.info
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea