Shqipëria po synon të pozicionohet si një destinacion kryesor turistik në rajonin e Mesdheut, duke ndërtuar një model zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.
Vendi ynë, po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve, si një destinacion në rritje në Mesdhe, falë investimeve strategjike në turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale një videokartolinë të Shqipërisë turistike.
Atraksionet më të veçanta nga bregdeti te zonat malore, nga Zonat e Mbrojtura te ato të Trashëgimisë Kulturore, janë vetëm një pjesë e gamës së ofertës turistike që ka vendi ynë për të huajt.
Për periudhën janar-gusht 2025, Shqipëria ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se 94% e të huajve vijnë nga kontinenti evropian. Brenda këtij kontingjenti, Evropa Jugore zë vendin kryesor me 70% të hyrjeve, duke u ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore/Lindore, secila me nga 11%.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar është në 98% të rasteve personal, ku mbizotërojnë pushimet, vizitat familjare dhe aktivitetet sociale./atsh
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...
I shënoi dy gola Realit, Betancor: Para nëntë vjetësh isha d...
Basha: Reçaku mbetet plagë e hapur, pa drejtësi nuk ka paqe ...
Osmani: Reçaku dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj K...