Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesante në Divjakë. I vdekur ka mbetur shtetasi A. P. 29 vjeç.
29 vjeçari i cili udhëtonte me një motorçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.
Një patrull policie që ndodhej në vendngjarje ka bërë me shenjë për të ndaluar drejtuesin e mjetit, por pas tij ka qenë drejtuesi i motorçikletës ku po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Tentativat e 29 vjeçarit për të shmangur aksidentin ishin të kota. Është dashur ardhja e dy autoambulanca për të transportuar gruan shtatëzënë dhe drejtuesin e motorçikletes ku ky i fundit humbi jetën pak pas mbërritjes në spital./TCH
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...