Në shpërndarjen e lejeve të legalizimit sot në Vlorë, nuk kanë munguar batutat mes Ramës dhe qytetarëve.
Ndërsa kryeministri thirri emrin e një kryefamiljari në lagjen “Isa Boletini”, për të tërhequr tapinë e shtëpisë, në skenë është ngjitur bashkëshortja e tij. Ajo madje kërkoi ta puthte e përqafonte Ramën, teka ky i fundit i ka thënë: “Faleminderit shumë. Lum burri që të ka grua”.
Më poshtë dialogu:
Rama: Ka çuar gruan ai, po ai vetë ku është? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’iu bie se nga gratë rrojnë.
Qytetarja: Kam kënaqësi dhe ëndërr të të takoja dhe të puthja nga afër.
Rama: A prandaj se ke marrë burrin me vete. “Faleminderit shumë. Lum burri që të ka grua. /lapsi/
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea