
celeber.ru
Taylor Swift sërish i del në ndihmë fansave të saj.
Në datën 1 tetor Sadie Bartell postoi një status në Twitter ku u kërkonte ndihmë ndjekësve të saj.
Ajo kërkoi ndihmë monetare për nënë e saj e cila kishte rënë në koma prej tre vitesh.
Shkaku kryesor ishte një dëmtim në pjesën e trurit dhe që prej asaj kohe nëna e saj kishte rënë në një gjendje të pandryshuar.
Familja kujdesej për të dhe e mbanin në shtëpi pa ia shkëputur aparaturat.
Taylor Swift, këngëtarja e njohur në gjithë botën e kishte parë postimin e saj dhe i kishte dhuruar vajzës 15 mijë e 500 dollarë. Swift i dërgoi të ardhurat në llogarinë e vajzës në emrin e saj dhe të dy maceve të saj të famshme.
Pasi këto të ardhura i erdhën në ndihmë Sadie Bartell shkroi në Facebook dhuratën që Taylor i kishte bërë duke shprehur mirënjohje dhe adhurim për këtë gjest të idhullit të saj.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës