Dasma luksoze e këngëtares Dua Lipa dhe aktorit Callum Turner në Palermo të Italisë ka tërhequr vëmendje të madhe, por edhe reagime nga një pjesë e banorëve të qytetit.
Ceremonia disa ditore po organizohet në disa prej lokacioneve më të njohura historike të Palermos, ku kanë nisur të mbërrijnë qindra të ftuar nga bota e artit, muzikës dhe kinemasë. Për mbarëvajtjen e eventit janë vendosur masa të rrepta sigurie, duke përfshirë barriera, kontrolle të shtuara dhe kufizime në zona të caktuara të qytetit.
Megjithatë, këto masa kanë nxitur pakënaqësi te disa banorë lokalë, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes posterëve dhe pankartave të vendosura në rrugë. Ata kanë kritikuar kufizimet që, sipas tyre, po ndikojnë në jetën e përditshme dhe lëvizjen në zonat ku po zhvillohen festimet.
Sipas mediave italiane, disa biznese janë detyruar të ndryshojnë orarin e punës, ndërsa banorëve pranë vendeve ku po mbahet ceremonia u janë dhënë udhëzime për të shmangur ndërhyrjet në privatësinë e eventit.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa të veçanta sigurie, përfshirë ndalimin e fluturimit të dronëve dhe angazhimin e dhjetëra pjesëtarëve të sigurisë private.
Pavarësisht polemikave, autoritetet e Palermos e kanë mbështetur organizimin e dasmës, duke vlerësuar se një ngjarje e këtij niveli sjell vëmendje ndërkombëtare dhe ndikim pozitiv ekonomik për qytetin.
Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të përfolura të momentit në mediat rozë dhe ato ndërkombëtare.

Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës