Ndërkohë që po qëndron në vetizolim, Arnold Schwarzenegger i ka këshilluar fansat e tij që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyre që të zvogëlojnë rrezikun për t’u infektuar me COVID-19.
Coronavirusi është shndërruar në një pandemi globale, prandaj ikona e filmave aksion kërkon që t’i dëgjoni ekspertët dhe të lëvizni sa më pak, shkruan portali arbresh.info
Schwarzenegger së fundi i ka publikuar disa fotografi të vjetra nga rinia e tij kur ushtrimet bëheshin në mënyrë të thjeshtë dhe në këtë mënyrë i ka këshilluar fansat e tij që t’i bëjnë ato gjatë kohës që po qëndrojnë të izoluar.
“Ka shumë gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë gjatë krizës, prandaj duhet të përqendrohemi te ato që mund t’i kontrollojmë”, ka shkruar aktori në përshkrim.

Kujtojmë se Schwarzenegger, tash 72 vjeçar, u bë i famshëm pasi e fitoi titullin Mr. Olympia (garë e ‘bodybuildingut’ për meshkuj) gjashtë herë radhazi në vitet e shtatëdhjeta. Më pas, në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, ai u bë një prej yjeve më të mëdha të Hollywoodit. /arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...