Ju mendoni se keni parë gjithçka nga shtëpia e Kim Kardashian dhe Kanye West, por thjesht mendoni! Ajo hapësirë e bardhë, e paqtë dhe aq minimaliste nuk është gjithçka që duhet të shihni për të shlodhur sytë.

Sado e pamundur të duket në sipërfaqe, brenda asaj shtëpie jetojnë 4 fëmijë dhe kanë secili dhomat e tyre. E dimë që i prisni të mëdha, boshe, të bardha dhe shumë minimaliste, por jo.


Dhoma e North-it përshembull, është ekstra! Nga të gjithë këndët e shtëpisë, dhoma e vogëlushes nuk ishte brenda intervistës së Architectural Digest, kështu që Kim e postoi në llogarinë e saj të Twitter-it.

Praktikisht, 6-vjeçarja jeton brenda një bote rozë!

Shtrati i saj në formë fluture është rozë, dollapi, tapetet, pasqyra dhe gjithçka tjetër janë rozë! Madje, nëse ju shpëtoi edhe furçat e make up-it të vogëlushes janë rozë!

Aq rozë sa Paris Hilton do të ishte krenare! Duke njohur North-in dhe stilin e saj të veçantë, e dimë që ky dizajn është sigurisht ideja e saj!
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...