Ylli televiziv, Kylie Jenner tash e sa kohë ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj luksoze bashkë me vajzën e saj, Stormi.
Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, tregoi se u ndje e tmerruar kur mori vesh se një fqinj i saj ishte i infektuar me COVID-19, transmeton portali arbresh.info

Miljarderja 22-vjeçare nuk e identifikoi personin, mirëpo shprehu frikën e saj për faktin që dikush shumë pranë saj ishte i infektuar me virusin më të diskutuar të momentit në botë.
“Kjo është thjesht e frikshme, kur dikush kaq afër shtëpisë doli pozitiv”, u shpreh Kylie.
Ndryshe, familja Kardashian-Jenner kanë bërë të ditur se në episodin e ardhshëm do të flasin për krizën shëndetësore dhe izolimin në shtëpitë e tyre. /arbresh.info/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...