Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje konkrete

20:55 | 5 Qershor 2026
E H

Në një debat televiziv të tv Dukagjinit, ku morën pjesë Glauk Konjufca, Uran Ismaili, Kica Xhelili dhe Besnik Tahiri, u diskutua përgjegjësia politike për situatën në vend dhe se kush e ka dërguar vendin në krizë.

Konjufca tha se çështja e Vjosa Osmanit u bë temë politike vetëm kur, sipas tij, u kuptua se ajo nuk ishte zgjedhja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai gjithashtu u shpreh se është tërhequr nga përdorimi i termit “tradhtar”, duke thënë se nuk do ta përdorte më një gjuhë të tillë në diskutime politike.

Duke komentuar më tej situatën, Konjufca deklaroi se vendi është dërguar në këtë gjendje nga ata që, sipas tij, nuk kanë ofruar propozime konkrete për dalje nga kriza.

“Është jo e sinqertë të thuhet se të gjithë e kemi dashur pushtetin, kur propozimi i fundit ka ardhur nga Feride Rushiti. Për të kam respektin më të lartë dhe besoj se e ndajnë edhe kolegët e mi këtë qëndrim, por ata nuk kishin asnjë përgjigje konkrete për situatën,” u shpreh ai.

Konjufca shtoi se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, “i ka dalë hakut” situatës politike në vend, duke marrë përgjegjësitë që i takojnë në proceset politike.