Klubi i futbollit Prishtina ka zyrtarizuar të premten emërimin e Orges Shehit në postin e trajnerit të ekipit të parë.
Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku është bërë e ditur ardhja e teknikut shqiptar në stolin bardhekaltër.
Shehi do të zëvendësojë Alban Dragushën, i cili u largua nga Prishtina me marrëveshje të dyanshme pas përfundimit të sezonit.
Trajneri 48-vjeçar vjen në Kosovë pas eksperiencës së tij të fundit te KF Tirana, të cilin e drejtoi për rreth pesë muaj.
Ai nuk është i panjohur për futbollin kosovar, pasi më herët ka qenë në krye të FC Ballkani, ku ka qëndruar nga dhjetori 2024 deri në nëntor 2025.
Gjatë karrierës së tij, Shehi ka drejtuar edhe disa klube të njohura në Shqipëri, përfshirë Kukësin, Skënderbeun dhe Partizanin e Tiranës, duke ndërtuar një profil të konsoliduar si trajner në futbollin shqiptar.
Me këtë emërim, Prishtina synon të nisë një kapitull të ri dhe të rikthehet në garën për trofe në futbollin kosovar, duke besuar se përvoja e Shehit do të ndihmojë në realizimin e objektivave për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...