Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh – bën bujë dasma e Dua Lipës me Callum Turner në Sicili

22:36 | 4 Qershor 2026
E.G

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori Callum Turner, po numërojnë orët drejt festës së madhe të martesës së tyre në Sicili, vetëm pak ditë pasi kurorëzuan ligjërisht dashurinë në Londër.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni private më 31 maj, është parë duke shijuar momente qetësie në ballkonin e hotelit luksoz Villa Igiea në Palermo, ku do të qëndrojnë edhe shumë prej të ftuarve të tyre gjatë fundjavës.

Sipas raportimeve, Dua do të veshë një fustan të dizajnuar nga Donatella Versace për ceremoninë, ndërsa organizimi i gjithë dasmës pritet të kushtojë rreth 1.75 milionë euro.

Vetëm suita luksoze ku po qëndron çifti kushton rreth 7 mijë euro në natë.

Avioni privat i çiftit mbërriti në Sicili të mërkurën në mbrëmje, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë rreth 300 të ftuar, mes tyre emra të njohur të industrisë së muzikës dhe showbiz-it ndërkombëtar.

Festa do të zgjasë tri ditë dhe janë organizuar në disa prej vendeve më prestigjioze të Palermos dhe Bagherias.

Një pritje kokteji do të mbahet në Galleria d’Arte Moderna Palermo, për të cilën çifti ka paguar rreth 10 mijë euro për mbylljen e përkohshme të hapësirës për publikun.

Një tjetër event do të zhvillohet në Villa Valguarnera, një vilë historike e shekullit të 17-të, e njohur edhe nga seriali “The White Lotus”.

Raportohet se vetëm marrja me qira e kësaj prone ka kushtuar rreth 100 mijë euro.

Masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të larta.

Mbi 50 truproja janë angazhuar nga Londra dhe Roma, janë vendosur zona ku ndalohet fluturimi i dronëve dhe të gjithë punonjësit e përfshirë në organizim kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti.

Kjo konsiderohet nga mediat britanike si një nga dasmat më të mëdha të vitit në botën e showbiz-it dhe kanë kthyer Palermon në qendrën e vëmendjes ndërkombëtare, me autoritetet lokale që e shohin këtë ngjarje si një promovim të rëndësishëm turistik për Sicilinë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale