Çfarë beli!
Kim Kardashian kishte të veshur një fustan super të ngushtë në Met Gala, i cili ishte krijimi i parë i ri nga dizajneri frances Thierry Mugler, transmeton Klan Kosova.
Por, a ka mundësi që Kim t’i ketë hequr brinjët për ngjarjen më të madhe të modës?
Kështu po mendojnë shumë njerëz të cilët kanë komentuar në forma të ndryshme në rrjete sociale.
“Pra, sa brinjë mund t’i ketë hequr Kim”, ka shkruar njëri prej përdoruesve.
“Është fyese për inteligjencën tonë për të pretenduar se kjo është një dietë e bazuar në bimë dhe jo nga heqja e brinjëve”, tha një tjetër.
Kim ka qenë për vite në fokusin e mediave për shkak të formave të saj dhe dukjes. Ajo përdorte korse për një bel të hollë në mënyrë që të nxirrte forma më të mira.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se mos na tregon Kim se çfarë ka bërë.

Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...