Taylor Swift dhe i dashuri i saj Joe Alwyn dolën në Paris të premten, duke shijuar motin e mirë të pranverës. Çifti u pa duke mbajtur duart në Beaubourg, pasi kishin ngrën mëngjes në Café de Flore.
Dalja e tyre në Qytetin e Dritës vjen në një kohë të zënë për Swift, e cila përveç udhëtimit të saj në Paris, ka pasur disa angazhime pune edhe në anën tjetër të Atlantikut.
Këngëtarja u shfaq në episodin e së premtes së ‘The Graham Norton Show’ , që filmohet në Londër, dhe mbërriti në Francë për të performuar në ‘The Voice’
“Mbajtja e lidhjes private që nga fillimi me të vërtetë e ndihmoi marrëdhënien e tyre “, shtoi burimi. “Ata ishin në gjendje të njihnin njëri-tjetrin në paqe. Ata kanë një marrëdhënie shumë të veçantë. Joe adhuron Taylor. “, tha një burim i afërt me çiftin.
Mbajtja e detajeve të marrëdhënieve të tyre larg qendrës së vëmendjes duket se po punon për çiftin, të cilët filluan të takohen në vitin 2016.

Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës