Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.
Ata u panë kudo së bashku dhe u filmuan shpesh në momente intime, ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë.
Dua ia ka prezatuar të dashurin familjarëve të saj dhe po ashtu ka bërë dhe Anwar.
Madje, dy motrat e tij, Bella dhe Gigi, kanë simpati të madhe për këngëtaren.
Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas saj ka shkruar:
“Ok, i dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar se shkon shumë mirë me kunatën dhe e mbështet plotësisht lidhjen e tyre.
Kujtojmë se Dua ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të gjyshes së Anwar-it, ku u shfaq e veshur me të zeza pranë të dashurit dhe motrave të tij./Blitz.al/

Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...