Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të bëjë betimin sot, të përcjellur nga protesta opozitare që kundërshton inaugurimin e tij.
Vuçiq, 47 vjeçar, do të betohet sot në mesditë, për të pasuar presidentin në largim Tomisllav Nikoliq.
Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica opozitare do të protestojnë përpara parlamentit në qendër të Beogradit.
Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i fitoi zgjedhjet parlamentare.
Vuçiq ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...