Stacion i ri matës për matjen e cilësisë së ajrit është lëshuar në përdorim në komunën e Butelit. Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku tha se lëshimi në përdorim i këtij stacioni matës është një përfitim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se ndotja e ajrit është armik me të cilin është vështirë të luftohet. Ai theksoi se ndërtimi i këtij stacioni lëvizës për matjen e ajrit është pjesë e projektit të BE-së për përmirësimin e ambientit jetësor me vlerë prej 5 milionë euro.
Ndlrsa kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se me hapjen e këtij stacioni matës ata janë të vetëdijshëm se nuk e zgjidhin problemin e ndotjes së ajrit por se është e rëndësishme të ndiqet edhe situata me kualitetin e ajrit./Telegrafi
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...