KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në mesin e materialeve të shpërndara janë edhe fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat, të cilat vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe të dielën, para votimit, do të dërgohen në Qendra të Votimit.
Shpërndarja e materialeve zgjedhore është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe ruajtja e tyre në këto qendra do të bëhet poashtu nga zyrtarët policorë.
Sipas vendimit të KQZ-së, për këto zgjedhje janë shtypur gjithsej 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime. Prej tyre, 1 milion e 605 mijë janë të destinuara për votimin në vendvotimet e rregullta, 19 mijë e 450 për votimin me kusht, 13 mijë e 500 fletëvotime rezervë, si dhe 3 mijë e 500 për votimin e personave me nevoja të veçanta.
Edhe në këto zgjedhje numri i fletëvotimeve të shtypura është më i ulët se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote dhe kjo praktikë bazohet në analizat e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e kaluara zgjedhore.
Gjatë ditëve të kaluara, në të 38 komunat e Kosovës janë shpërndarë materialet tjera zgjedhore, përfshirë kutitë dhe kabinat e votimit, si dhe materialet e tjera përcjellëse. Po ashtu, janë transportuar pajisjet e teknologjisë informative, duke përfshirë kamerat për vendvotime, kompjuterët, monitorët dhe pajisje të tjera mbështetëse.
Gjithashtu, janë pranuar dhe kontrolluar të gjitha format dhe formularët zgjedhorë, ndërkaq, materialet e ndjeshme zgjedhore, si fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve, vulat dhe materialet e tjera përkatëse, do të shpërndahen në komunat e Kosovës më 6 qershor, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...