Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor në Prishtinë

08:12 | 6 Qershor 2026
Q L

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sonte tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në ora 20:30 dhe do të zhvillohet në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë drejtuesit e partisë, kandidatët për zgjedhje, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tubimi përmbyllës vjen në prag të procesit zgjedhor dhe shënon aktivitetin e fundit të fushatës së kësaj force politike para ditës së votimit./Arbresh.info./