KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në përfaqësitë diplomatike

08:10 | 6 Qershor 2026
Q L

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur orarin e konferencave për media që do të mbahen gjatë ditës së votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, konferenca e parë do të mbahet në ora 09:00 në zyrat e KQZ-së në Prishtinë, ku do të bëhet njoftimi për hapjen e qendrave të votimit dhe fillimin e procesit zgjedhor, shkruan Arbresh.info.

Konferenca e dytë është paraparë për ora 14:00. Në këtë konferencë, KQZ do të prezantojë të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 13:00, si dhe do të informojë për ecurinë e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, konferenca e tretë do të mbahet në ora 20:00, ku do të bëhet njoftimi për përfundimin e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në ato përfaqësi diplomatike ku votimi ka përfunduar.

Të gjitha konferencat do të zhvillohen në zyrat e KQZ-së në Prishtinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale