Iniciativën e kreut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndryshim qasjeje ndaj Kosovës, po e shohin si shpresëdhënëse për stabilitet të Ballkanit edhe krerët Institucionalë të Luginës së Preshevës. Zhvillimet në rajon, sidomos marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, sipas tyre, reflektojnë edhe në situatën e përgjithshme në atë pjesë.
Iniciativa e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme në raport me Kosovën, ndër përfaqësuesit institucional të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, shihet si shpresë për një stabilitetit të rajonit.
Shaip Kamberi, kryetar i Komunës në Bujanoc, deklaratat e Vuçiqit për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën i ka komentuar domosdoshmëri të shtetit serb për plotësimin e standardeve të nevojshme në rrugën euro integruese.
E zëvendëskryetari i Bujanocit, Stojança Arsiq, gjetjen e zgjidhjes e sheh si të domosdoshme, ndërkohë që shqiptarët e serbët në Luginë i sheh si “monedhë për kusuritje mes Kosovës dhe Serbisë”, derisa rolin qendrorë në zgjidhjen e raporteve sipas tij e ka bashkësia ndërkombëtare.
“Mendoj se tani për tani shteti serb nuk është në gjendje ta njeh pavarësinë e Kosovës,as një qeveri e as presidenti Vuçiq nuk mund ta pranoj pavarësinë e Kosovës, por çka do të ndodh në të ardhmen do të shohim. Personalisht e di se çfarë duhet bërë por unë vendos vetëm në pushtetin lokal, por një gjë është e sigurt, sikur shqiptarët ashtu edhe serbët në këtë rajon shërbejmë si monedhë për kusuritje, sa herë që Prishtinës i duhet diçka, janë këtu shqiptarët, ndërsa kur Serbia ka nevojë këtu janë serbët, por ne në realitet nuk vendosim asgjë rreth këtyre çështjeve. Rolin qendrorë e ka bashkësia ndërkombëtare dhe ajo do të vendos, ndërkohë që për ne prioritet është paça e qëndrueshme në këtë rajon”, shtoi Arsiq.
Zhvillimet në rajon, sidomos marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, sipas përfaqësuesve politik e institucional në Luginë, japin refleksion edhe në këtë zonë. /rtk
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...