Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se MPB ka plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit si dhe për natën e 1 janarit.
Spasovski bën thirrje që viti i ri të festohet me përgjegjësi, pa grupime dhe rrezikim të shëndetit publik. Ai paralajmëroi se nëse dikush në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të duhet të jap përgjegjësi.
“U shuan shpalljet për festime grupore nëpër vila për vitin e ri menjëherë pasi nisëm me thirrje dhe kontrolle përmes Sektorit për parandalim pranë MPB. Prania policore gjithmonë ka qenë e përforcuar rreth vitit të rit dhe festave të tjera të janarit për shkak se është e rëndësishme të mbahet rendi dhe qetësia publike, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i vogël i incidenteve në vitin e kaluar. Kemi plan operativ të posaçëm për natën e 31 janarit dhe për natën e 1 janarit”, tha Spasovski.
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...