Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se pas një diskutimi me Komandantin e Përgjithshëm të Serbisë, presidentin Aleksandër Vuçiq është marr vendim për riaktivizimin e ligjit që përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Vuçeviç tha se Ministria propozon që shërbimi ushtarak të mos zgjasë më shumë se katër muaj, teksa shtoi se kjo iniciativë është duke u nisur në bazë të vlerësimit të sigurisë në vend, transmeton Arbresh.info.
“Pas 13 vitesh duhet të plotësojmë ekipin rezervë. U larguam nga Forcat e Armatosura 13 breza, nuk kishte shërbim të detyrueshëm ushtarak. Nevojat tona të sigurisë janë të kemi rekrutë të rinj që janë gjithmonë të gatshëm të ruajnë vendin. Ne i kuptojmë rreziqet e sigurisë. Nuk është vetëm një nevojë karakteristike e Serbisë, shumë vende evropiane e aktivizojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, shpjegoi Vuçeviq shkruan N1.
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...