Është regjistruar edhe viktima e 16 e aksidentit tragjik të 13 shkurtit në Llaskarcë. Bëhet fjalë për vajzën 19 vjeçare, e cila ishte në gjendje kritike që nga momenti kur ndodhi aksidenti, ndërsa për ta shpëtuar mjekët vendosën t’i amputojnë njërën këmbë, e cila nga dëmtimi i madh, i rrezikonte atëherë jetën.
Megjithatë, edhe pas amputimit të këmbës, 19-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i 19-vjeçares sot është dërguar për autopsi, ndërsa familjes për varrim do t’i jepet gjatë ditës së nesërme, njofton Koha.
Të gjithë viktimat e aksidentit tragjik nga muaji i kaluar ishin nga territori i Gostivarit dhe shumica prej tyre ishin të rinj. Të gjithë viktimat punonin ose studionin në Shkup dhe natën e 13 shkurtit ktheheshin për në Gostivar në shtëpitë e tyre.
Ndryshe, hetimi mbi aksidentin tragjik përfundoi para disa ditësh, prej ku disa persona përfunduan në paraburgim.
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit