Kryeministri, Zoran Zaev, sot realizoi takim me historianët të cilët janë anëtarë të Komisionit të përbashkët multidisiplinar për histori dhe arsim, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kabinetit të Kryeministrit.
Bisedimet e sotme janë pjesë e konsultimeve në vazhdim mbi punën e komisionit përpara takimit të nesërm me homologët e tyre bullgarë në Ohër.
“Në takim u theksua se Qeveria mbetet e përkushtuar për marrëveshjen për miqësi, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim, si dhe për nxitjen e dialogut dhe ndërtimin e një konsensusi të përbashkët për të gjitha çështjet brenda fushëveprimit të punës së komisionit”, informojnë nga shtypi qeveritar.
Kryeministri Zoran Zaev më herët në konferencën e konsujve të nderit tha se ai pret që Bullgaria të tregojë mbështetje konkrete për Këshillin për Çështje të Përgjithshme dhe Këshillin Evropian sepse ata sinqerisht duan të na mbështesin dhe kanë një detyrim sipas marrëveshjes./Telegrafi/
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...