Boksieri nga Kosova që jeton në Gjermani, Luan Krasniqi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në Ambasadën e Kosovës në Hamburg.
Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se pjesëmarrja në procesin zgjedhor është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët e Kosovës, duke bërë thirrje për unitet dhe votim me ndërgjegje.
“Është një kohë e rëndësishme dhe sfiduese për popullin e Kosovës. Bashkimi ka qenë gjithmonë forca më e madhe e një kombi… Le të votojmë me ndërgjegje për të ardhmen e Kosovës dhe brezave që vijnë,” ka shkruar ai.
Sipas të dhënave, në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar gjithsej 27,724 votues për të marrë pjesë në procesin zgjedhor jashtë
vendit./Arbresh.info
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...