Kylian Mbappé është përfshirë sërish në debatin e madh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke refuzuar të marrë anë dhe duke theksuar se të dy janë lojtarë unikë me karakteristika të ndryshme.
Ai ka deklaruar se Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli i tij, por ka pasur mundësinë të luajë edhe kundër Lionel Messit, duke i cilësuar të dy si futbollistë të jashtëzakonshëm, por të ndryshëm në stilin e lojës.
“Cristiano është idhulli im, por kam luajtur edhe kundër Messit. Ata janë shumë të ndryshëm. Nëse thoni se Ronaldo s’ka talent ose se Messi s’ka punuar shumë, nuk e kuptoni futbollin,” është shprehur Mbappé.
Sulmuesi francez ka zbuluar gjithashtu se paraqitja e tij më e mirë në karrierë mbetet ndeshja ku shënoi tregolësh kundër Barcelonës me PSG-në.
Ai gjithashtu ka thënë se në të ardhmen e Botërorit do të dëshironte të përballej me Cristiano Ronaldon ose Neymarin./telegrafi
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...