Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka publikuar një fotografi për të cilën thotë se është realizuar gjatë protestës së sotme në Zvërnec.
Sipas Ballës, në protestë janë parë edhe automjete me targa serbe, duke ngritur pikëpyetje për praninë e qytetarëve serbë në këtë tubim.
“Dhe ata që e “duan” Shqipërinë më shumë se ne i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makina me targa serbe dhe pse duhet të protestojnë serbët për Zvërnecin?!” shkruan Balla.
Më herët, Arbresh.info raportoi, duke iu referuar burimeve ndërkombëtare, se pas aktiviteteve kundërshtuese ndaj projekteve në Zvërnec dhe Sazan dyshohet se qëndrojnë struktura të Shërbimit Informativ Kombëtar të Greqisë (EYP), të cilat sipas këtyre burimeve kanë angazhuar individë nga vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë./Arbresh.info
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...