Deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) këtë pasdite, përveç pesë ankesave të paraqitur më herët, kanë arritur edhe 77 ankesa të tjera në lidhje me zgjedhjet.
Prej tyre, siç raportohet nga KSHZ-ja, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga “Glas za Makedonija”, ndërsa dy janë nga OBRM-PDUKM.
KSHZ nuk saktëson se për çfarë referohen ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por ato nga OBRM-PDUKM thonë se ato janë për përmbledhjen e rezultateve.
Ankesat për procedurën e votimit mund të paraqiten deri në orën 21:00, ndërsa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve deri nesër në orën 19:30.
Afatet filluan të rrjedhin dje, kur u publikuan rezultatet përfundimtare jozyrtare.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...