P.A (58) nga Shkupi ka vdekur pasi ka rënë pa ndjenja derisa dje ka qenë për alpinizëm në vendin “Anteni” në Kodrën e Diellit, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij rasti është paraqitur dje rreth orës 17:45 nga ana e V.N (35) nga Shkupi i cili së bashku ka qenë për alpinizëm me të ndjerin P.A, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori Publik dhe ekip i SPB Tetovë kanë kryer ekspertizë të kompletuar por nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i P.A i është dorëzuar familjes.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...