Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka reaguar pas lajmeve se Nikola Gruevski ka hyrë në vend.
Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka reguar lidhur me informacionin që Nikola Gruevski se ka hyrë në këtë vend apo jo.
“Lidhur me akuzat e publikuara në media, si dhe interesin e tyre në këtë çështje, që kanë të bëjnë me atë që nëse ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski hyri në Mal të Zi më 11 nëntor 2018, e vërteta është kështu. Nikola u largua nga Mali i Zi ditën që hyri në vendin tonë. Kemi respektuar plotësisht procedurat ligjore,” thuhej në deklaratë.
Deklarata nuk përmban detaje të tjera lidhur me kalimin kufitar të Gruevskit.
“Më parë policia shqiptare tha se kryeministri Nikola Gruevski u nis nga Mali i Zi në rrugën drejt Budapestit nëpërmjet kufirit shqiptar. Policia shqiptare thotë se Gruevski e ka kaluar kufirin përmes kalimit Hani Hotit-Murriqan, në kufirin shqiptaro-malazez, me një automjet në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë,” shkruan media malazeze “Tocka”.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci