Shi i përkohshëm me bubullima, veçanërisht në pjesët jugore të vendit pritet sot dhe nesër pas orëve të pasdites, njofton DPHM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri të premten do të jetë nxehtë me temperatura të larta. Maqedonia do të jetë në fazën e portokalltë, duke u bazuar në temperaturat e larta.
Të shtunën, përgjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë.
Diku kah mesi i natës së diel priten reshje të shiut me bubullima të rralla.
Të dielën gjatë ditës, temperatura ditore do të ulet dhe pritet të lëvizë prej 25 deri 32 gradë Celsius.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...