Nuk ka arsye pse pushimi të fillojë më herët dhe të shkurtohet mësimi, sepse nuk kemi rritje drastike të numrit të mësimdhënësve dhe nxënësve pozitiv, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska.
“Që të mund të flasim për pushim para kohe duhet duhet të kemi argumente pse do ta bënim këtë, pse do të shkurtonim në mënyrë shtesë mësimin e nxënësve, i cili po zhvillohet në vazhdimësi, pa pasur eskalim të të infektuarve nëpër shkolla”.
“Nën një për qind është numri i përgjithshëm i mësimdhënësve të infektuarve pozitiv ndërsa më pakë se 0,06 për qind nxënësit. Kjo tregon se në pajtim me planin me të cilin zhvillohet mësimi nga një tetori, mësimi duhet të vazhdojë, derisa të ndryshojë situata në mënyrë drastike”, tha Carovska në Televizionin 24.
Ministrja potencoi se nuk ka rritje të madhe të numrave të mësimdhënësve pozitiv në Kovid-19. Sipas raportit të fundit numri i rasteve aktive të mësimdhënësve të cilët kanë qenë fizikisht prezentë në mësim është 280. Carovska përgënjeshtroi pretendimet e SASHK se aktualisht ka mbi 1.000 mësimdhënës të infektuar.
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...