Ministrja për Punë dhe Politika Sociale, Mila Carovska ka bërë të ditur se nuk do të rritet mosha e pensionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, pensionet janë stabile dhe të sigurta. Në konferencën për shtyp, Carovska raportoi për punët e kryera në këtë ministri, duke bërë të ditur se 4535 punëtorë të falimentuar kanë siguruar përgjigje pozitive, dhe rreth 90 mijë qytetarë marrin rroga më të larta.
Nga të dhënat tjera, 138 vende të reja pune janë siguruar në qendrat për punë sociale, 486 punësime janë bërë në afat të pacaktuar nëpër çerdhe, janë hapur tre strehimore për të pastrehët, si edhe janë riparuar 30 qendra për punë sociale, që janë në shërbim të 200 mijë qytetarëve.
Carovska bëri të ditur se janë duke u përgatitur ligje të reja për mbrojtje sociale dhe për marrëdhënie pune, dhe punohet në një ligj të ri evropian për mosdiskriminim. /Telegrafi/
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...